Kampusi universitar, në pritje të aprovimit

Kampusi universitar, në pritje të aprovimit

Projekti i shumëfolur gjatë katër viteve të fundit për kampusin e Universitetit të Tiranës, pritet të marrë aprovimin për nisjen e ndërtimeve. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, deklaroi dje se janë dorëzuar në bashkinë e kryeqytetit projekti, procedurat dhe lista e dokumenteve të nevojshme për leje ndërtimin. “Unë që jam anëtar i këshillit

Projekti i shumëfolur gjatë katër viteve të fundit për kampusin e Universitetit të Tiranës, pritet të marrë aprovimin për nisjen e ndërtimeve.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, deklaroi dje se janë dorëzuar në bashkinë e kryeqytetit projekti, procedurat dhe lista e dokumenteve të nevojshme për leje ndërtimin.

“Unë që jam anëtar i këshillit bashkiak bashkë me profesor Shezai Rrokajn, kemi votuar planin urbanistik të kampusit universitar. Presim që shumë shpejt të marrim lejen e ndërtimit, kemi dorëzuar gjitha procedurat. Ky proces është drejt përfundimit, pasi siç dihet janë vendosur disa afate të përcaktuara”, deklaroi kreu i UT-së.

Sipas të dhënave paraprake, rezulton që pajisja e këtij institucioni me leje ndërtimi të bëhet brenda datës 23 qershor.

Kampusi do të përmbledhë zonën e fakulteteve, zonën sportive, si dhe ambientet çlodhëse.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar