Kameron Rusisë: Britania mund të jetë një ishull i vogël, por shpëtoi Evropën nga fashizmi

0

Samiti G20 nuk gjen zgjidhje për Sirini. Në takimin e organizuar të G20, përveç mos gjetjes së një zgjidhje mbi Sirinë bëri përshtypje kalimi i debateve në inate politike.

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Kameron është zemëruar shumë pas fjalëve që tha zëdhënësi i Putinit, i cili në formë batutash e cilësoi Britaninë “si një ishull të vogël dhe Rusia nuk u kushton vëmendje”.

I revoltuar Kameron tha se “Britania mund të jetë një ishull i vogël, por ajo shpëtoi Evropën nga nazizmi dhe zhduku skllavërinë”. Kryeministri Britanik nuk la pa përmendur historinë e Britanisë, muzikën, artin dhe sportin me anë të cilave Britania ndihet krenare përpara botës.

/Ejup Lila/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here