Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi kundër protestës së qindra mbështetësve të presidentit të përmbysur të Egjiptit Mohamed Morsi, në afërsi të Universiteteit të Kajros të martën në mëngjes, lajmëron televizioni shtetëror. Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shuar dhunën, ndërsa dhjetëra makina janë shkatërruar në këtë
Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi kundër protestës së qindra mbështetësve të presidentit të përmbysur të Egjiptit Mohamed Morsi, në afërsi të Universiteteit të Kajros të martën në mëngjes, lajmëron televizioni shtetëror.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shuar dhunën, ndërsa dhjetëra makina janë shkatërruar në këtë zonë. Sipas medieve lokale, mbështetësit e Morsi janë përplasur me banorët lokalë, shitësit në rrugë, dhe kalimtarë të rastit pranë kampusit kryesor të Universitetit të Kajros.
Sipas dëshmitarëve, gjatë përleshjeve janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Më shumë se 100 persona kanë vdekur që nga përmbysja e presidentit të zgjedhur Mohamed Morsi, më 3 korrik, dhe protestave masive që u organizuan nga përkrahësit e tij të Vëllazërisë Muslimane.
/ shkëndije Çurri/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *