Kafeja gjatë shtatzënisë dëmton kujtesën e foshnjës

Kafeja gjatë shtatzënisë dëmton kujtesën e foshnjës

Pirja e kafesë gjatë shtatzënisë është e dëmshme për kujtesën e fëmijëve. Sipas studimeve të bëra nga shkencëtarët francezë, kafeja e pirë rregullisht gjatë shtatzënisë i hap rrugë çrregullimeve në tru dhe problemeve me kujtesën tek foshnjat e sapolindura. Studimi tregon që konsumi i mesatarisht 3-4 filxhanë kafeje çdo ditë ekspozon qelizat e hipokampusit, qendrës

Pirja e kafesë gjatë shtatzënisë është e dëmshme për kujtesën e fëmijëve. Sipas studimeve të bëra nga shkencëtarët francezë, kafeja e pirë rregullisht gjatë shtatzënisë i hap rrugë çrregullimeve në tru dhe problemeve me kujtesën tek foshnjat e sapolindura.

Studimi tregon që konsumi i mesatarisht 3-4 filxhanë kafeje çdo ditë ekspozon qelizat e hipokampusit, qendrës së kujtesës, ndaj nivelit të tepërt të kafeinës dhe çon në një sjellje anormale te trurit.

“Ata që konsumojnë kafeinë nuk arrijnë t’i shquajnë dukuritë e reja dhe humbasin mundësinë e të mësuarit gjëra të reja,’’ thuhet në raportin e publikuar.

Në një eksperiment të zhvilluar tek minjtë rezulton se truri i të vegjëlve nënat e të cilëve përdornin kafeinë rregullisht, formësohej më më vonë se te të tjerët dhe një pjesë e qelizave të tyre nervore shfaqnin dëmtime. Një fenomen i tillë është vënë re edhe në eksperimentet e bëra tek majmunët. Rezultatet e tilla i kanë shtyrë shkencëtarët të mendojnë se një dukuri e tillë mund të jetë e pranishme edhe tek njerëzit.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar