Kadeli reagon ndaj Palokës: Kontratën e kisha me Berishen

0

Gjovalin Kadeli do të zyrtarizojë sot kalimin tek Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI). Ai do të dorëzojë në Byronë e Kuvendit, kërkesën për të kaluar në grupin parlamentar të LSI, duke u larguar përfundimisht nga PD.

Kryetari Ilir Meta, ka deklaruar se deputeti Gjovalin Kadeli është i mirëpritur në LSI dhe se kalimi i tij tek kjo forcë është i natyrshëm, pasi ai i përket së majtës.

Ndërkohë, pas deklaratës së Gjovalin Kadelit se do të largohej nga PD, mbrëmë reagoi edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, i cili ka qenë i ashpër në deklaratat e tij.

Kadeli i është përgjigjur dhe kreut të grupit PD-së, Edi Paloka duke i thënë se kontratën e kishte me Sali Berishën dhe jo me atë

“I them Palokës të jetë i kujdesshëm me deklaratat e tij, por nuk i vë edhe shumë faj, pasi ditën e sotme ai është zgjuar me një deputet më pak. Ka qenë ai person që e ka shkatërruar PD-në e Lezhës, duke emëruar drejtues institucionesh në këmbim të parave. Ky ishte shkaku që PD humbi zgjedhjet e 23 qershorit. Kontrata ime ka qenë me ish- kryeministrin Sali Berisha i cili është një burrë i respektuar nga ana ime. Jam kthyer në gjenezën time për të cilën kam kontribuar prej vitesh”- tha Kadeli.

Grupi parlamentar i LSI-së zgjerohet në 19 deputetë, ndërsa mazhoranca në total arrin në 85 deputetë. Opozita zbret në 55 deputetë.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here