Kadare letër urimi Haradinajt

0

Ismail Kadare i dërgoi një letër urimi Ramush Haradinajt në të cilën shpreh mbështetjen për kandidaturën e tij. Kadare shkruan se lajmi që Haradinaj është i nominuari i opozitës për kryeministër është një lajm i gëzuar për të.

“Fort i dashur Ramush Haradinaj,

Sapo morëm vesh lajmin e mrekullueshëm, lajmin e gëzuar e plotë shpresë të emërimit tuaj. Urimet më të mira për ju, për Kosovën, për kombin shqiptar,

Helena dhe Ismail Kadare”, shkruhet në letër.

Kjo nuk është hera e parë që Kadare shpreh përkrahjen e tij për Haradinajn dhe partinë e tij Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here