Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin ka përshëndetur vendimin e Keshillit Evropian për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën. Eurodeputeti Kacin thekson se megjith veprimin jodemokratik gjatë debatit për ratifikimin të një pjesë të opozitës, imazhi pozitiv i Kosovës mbetet. “Përshëndes vendimin e Këshillit për të
Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin ka përshëndetur vendimin e Keshillit Evropian për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën.
Eurodeputeti Kacin thekson se megjith veprimin jodemokratik gjatë debatit për ratifikimin të një pjesë të opozitës, imazhi pozitiv i Kosovës mbetet.
“Përshëndes vendimin e Këshillit për të filluar negociatat për MSA me Kosovën. Ky lajm me rëndësi të madhe për gjithë rajonin vjen fill pas ratifikimit të Marrëveshjes së Brukselit në Parlamentin e Kosovës, me të cilin liderët politikë të këtij vendi edhe njëherë nënvizuan se ndërmjet koalicionit qeverisës dhe pjesës më të madhe të opozitës ekziston një konsensus i fortë në lidhje me qëllimin strategjik të anëtarësimit në BE dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, shkruan QIK.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *