Ndeshja me e rendësishme e javës së 12-të në Seria A ishte ajo midis Juventusit dhe Napolit, që ndanin më pik të barabarta vendin e dytë.
Supersfida ka përfunduar më fitoren e bardh e zinjve me rezultat 3-0. Sfida është zhbllokuar që në minutën e parë me një gol të shpëjtë të Lorentes, duke I dhënë kampioneve të Italisë startin më të mirë të mundshëm për ndeshjen.
Napoli u përpoq të reagonte por tentativat e sulmuesit Higuain dhe talentit Maxho nuk dhanë rezultat.
Në pjesën e dyte miqtë dukeshin më të motivuar për golin e barazimit, duke rrezikuar disa here porten e Buffon, por mungonte finalizimi I sakte. Kur pritej ndoshta barazpesha, Andrea Pirlo me një goditje dënimi te kthyer magjikisht në gol, thellon shifrat në 2-0 për Juventusin.
Në minutën e 80′ do ishte rradha e telentit Pogba që me një goditje nga jasht zonës të mposhte për herë të tretë Reinen.
Napoli nuk arriti të shënonte as golin e nderit duke rregjistruar kështu hymbje të thelle që I kushton vendin e dytë dhe humb kontaktet me Romën e vendit të parë.
Në ndeshjen tjetër të Seria A, Roma ka ngecur në “Oliimpiko” përball Sasuolos.
Ja rezulatet pas javës së 12-të në Seria A :
Inter – Livorno 2 – 0
Katania – Udinese 1 – 0
Genoa – Helas Verona 2-0
Atalanta – Bologna 2 – 1
Kaljeri – Torino 2-1
Kievo – Milan 0-0
Parma – Lacio 1-1
Roma – Sasuolo 1-1
Fiorentina – Sampdoria 2-1
Juventus – Napoli 3-0
/Blerand Ismaili/