Juve-Barca, natë e cmendur në Ligën e Kampioneve

Juventusi do të presë sonte Barcelonën në Torino. Supërsfida do të luhet në “Juventus Stadium”, duke filluar nga ora 20:45. Alegri dhe Bufon do të përballen përsëri me Mesin, Nejmar dhe Suarez (MSN) dhe të tjerë, me synimin për të bërë më të mirën e mundshme  për të fituar tripletën. Juventus ka mbrojtjen më të

Juventusi do të presë sonte Barcelonën në Torino. Supërsfida do të luhet në “Juventus Stadium”, duke filluar nga ora 20:45.

Alegri dhe Bufon do të përballen përsëri me Mesin, Nejmar dhe Suarez (MSN) dhe të tjerë, me synimin për të bërë më të mirën e mundshme  për të fituar tripletën.

Juventus ka mbrojtjen më të mirë këtë sezon në Ligën e Kampioneve, me vetëm 2 gola të pësuar. Nga ana tjetër kemi Barcelonën me sulmin më të mire, me 26 gola të shënuar.

“Bardhezinjte” e Alegrit do të kërkojnë të hakmerren ndaj Barcelonës për finalen e humbur dy vite më parë me rezultatin 3-1 dhe do të bëjnë te pamundur që ta fitojnë këtë ndeshje në shtëpinë e tyre, pasi janë të pathyeshëm prej 17 ndeshjesh në Ligën e Kampioneve.

/Gentian Duka/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar