Junaited, 50 milionë euro për Fabregas

Junaited, 50 milionë euro për Fabregas

Trajneri i ri i Mançester Junaited, Dejvid Mojes, kërkon të marrë shërbimet e spanjollit Çesk Fabregas. Të kuqtë janë të gatshëm të derdhin në arkat e Barcelonës plot 50 milionë sterlina. Spanjolli shihet nga Dejvid Mojes, si një ndër lojtarët më të përshtatshëm për skemat e tij, si dhe një lojtar i cili mesfushës së

Trajneri i ri i Mançester Junaited, Dejvid Mojes, kërkon të marrë shërbimet e spanjollit Çesk Fabregas.

Të kuqtë janë të gatshëm të derdhin në arkat e Barcelonës plot 50 milionë sterlina. Spanjolli shihet nga Dejvid Mojes, si një ndër lojtarët më të përshtatshëm për skemat e tij, si dhe një lojtar i cili mesfushës së Mançesterit do t’i japë më shumë fuqi dhe teknikë.

Mishel Kerrik dhe Tom Kleverli nuk mund ta mbajnë dot të gjithë barrën e mesfushës, pasi Pol Skols është drejt daljes në pension dhe Fabregas shihet si lojtari i duhur për trajnerin e ri të Mançesterit.

Lëvizjet për të sjellë Fabregasin në “Old Traford” kanë filluar shumë kohë para se Mojes të merrte drejtimin e Mançester Junaited.

/Klajdi Lleshi/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar