Josa: Skënderbeu nuk ka ç’humb në Champions

Josa: Skënderbeu  nuk ka ç’humb në Champions

Triumfuesit e kampionatit shqiptar,Skënderbeu pasi ka barazuar ndeshjen e parë 0-0 me Neftëin në Baku të Azerbajxhanit, kërkon kualifikimin më ndeshjen e kthimit në shtëpinë e tyre, e cila do të luhet ditën e sotme në orën 20.00 në stadiumin “Skënderbeu’’. Për trajnerin e korëarëve Mirel Josa, Skënderbeu nuk ka ëfarë të humbë në Ligën

Triumfuesit e kampionatit shqiptar,Skënderbeu pasi ka barazuar ndeshjen e parë 0-0 me Neftëin në Baku të Azerbajxhanit, kërkon kualifikimin më ndeshjen e kthimit në shtëpinë e tyre, e cila do të luhet ditën e sotme në orën 20.00 në stadiumin “Skënderbeu’’.

Për trajnerin e korëarëve Mirel Josa, Skënderbeu nuk ka ëfarë të humbë në Ligën e Kampionëve, si dhe u kërkon lojtarëve të jenë të qëtë gjatë lojës.Sepse sipas Josës kjo ndeshje kalohet vetëm me qetësi.

“Pak a shumë e njohim si skuadër Neftëin, që është e rrezikshme. Rezultati 0-0 nuk na bën ne favoritë, por na jep shumë optimizëm për të zhvilluar lojën tonë. Rezultati 0-0 i ndeshjes së parë nuk lë shumë vend për interpretime, duhet patjetër fitorja të kalosh turin.

Megjithatë, unë u kërkoj vetëm qetësi. Me ndihmën edhe të tifozëve, me ndonjë taktikë tonën, që nuk mundem ta tregoj këtu, shpresoj të realizojmë qëllimin tonë. Sinqerisht, edhe nëse do të fitonim me një lojë jo shumë të bukur, apo edhe të shëmtuar, nuk do të më bëhej vonë, sepse dua që të kualifikohemi.

Kemi përgjegjësi për këtë, pasi Skënderbeu për herë të parë do të kalonte turin e parë. Shpresoj që edhe me pak fat, të realizojmë synimin tonë, që mbetet vetëm fitorja”:është shprehur trajneri i klubit korëar skënderbeu, mirel josa për gazetarët.” Ka thene Josa

 

/ Klajdi Lleshi /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar