Jonathan Moore: Serbët të votojnë në zgjedhjet lokale të Kosovës

Jonathan Moore: Serbët të votojnë në zgjedhjet lokale të Kosovës

Jonathan Moore u bën thirrje serbëve në veri të Kosovës të votojnë pasi kjo është një mundësi për të zgjedhur liderët lokalë, të cilët, do të jenë kryetarë të komunave. Moore u shpreh se këto zgjedhje do të jenë sfidë për Beogradin, megjithatë është optimist pasi Serbia ka treguar vullnet për dialog me Prishtinën. “Duhet ta

Jonathan Moore u bën thirrje serbëve në veri të Kosovës të votojnë pasi kjo është një mundësi për të zgjedhur liderët lokalë, të cilët, do të jenë kryetarë të komunave.

Moore u shpreh se këto zgjedhje do të jenë sfidë për Beogradin, megjithatë është optimist pasi Serbia ka treguar vullnet për dialog me Prishtinën.

“Duhet ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të dalin në zgjedhje. Besoj se individët që bëjnë thirrje për bojkot, nuk flasin në emër të të gjithë qytetarëve në veri”, ka thënë Moore për gazetën serbe Novosti.

Këto zgjedhje do të jenë një ndër pikat e diskutimit në takimin Thaçi-Daçiç, më 27 gusht.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar