Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Jetë në Mars ?

Jetë në Mars ?

0 Komentet 🕔20.12.2013 - 13:49

A e keni menduar ndonjëherë që bimët mund të rriten edhe në planetet e tjera përveç planetit tonë Tokë? Disa studiues në Hollandë po vërtetojnë rritjen e bimëve në Mars ose Hënë, me anën e një eksperimentë të kryer nga vetë ata.

Këto lloj bimësh mund të duken normale por dheu i tyre ka përbërje mineralesh si ato që gjenden në Hënë e Mars.

Studiuesit Hollandezë e kanë quajtur këtë projekt “Mars Një”, ku tregojnë se do i dërgojnë njerëzit e tyre pas nje dekade drejt planetit Mars. Ekipi i ekspertëve ka mbjellë 14 lloje të ndryshme bimësh me dhe artificial të Marsit, Hënës dhe Tokës.

Images (1)

Gjithashtu edhe NASA, Agjensia Amerikane e hapësirës ka ndihmuar duke prodhuar këtë dhe, duke përdorur përzierje elementesh që gjenden në planetin tonë, Tokë. . Dheu artificial i Marsit vjen kryesisht nga një zonë vullkanike në Havai, që paraqet përbërje të ngjashme me mostrat e sjella nga planeti i kuq. Dheu artificial i Hënës është marrë nga zona të ndryshme vullkanike në mbarë botën.

“U habita shumë kur pamë se bimët e rritura në dheun e Marsit janë rritur më mirë se në dheun e Tokës. Dheu që kemi zgjedhur për planetin tonë ishte mjaft i pastër – një lloj dheu i brigjeve të lumenjve – relativisht i varfër në minerale, por nuk prisja që përbërja e ngjashme me dheun e Marsit të prodhonte bimë më të mira,” thotë ekologu Wieger Wamelink.

Në të kundërt, dheu i Hënës nuk ka dhënë rezultate mjaft të mira. Vetëm disa prej bimëve të rritura në të arritën të mbeten të gjelbra dhe shumica e tyre u thanë brenda një periudhe prej 50 ditësh. Përbërja e dheut në hënë ka karakteristika shumë të ngjashme me dheun vullkanik në Tokë – i mbushur me elementë metalikë, i errët, i thatë dhe jo në gjendje për të mbajtur ujë.

“Bimët gjithashtu kanë nevojë për fosfor, kalcium dhe elementë të tjerë që gjenden si në Mars ashtu dhe në Hënë. Por ne kemi zbuluar se Marsi është më i pasur me këto minerale sesa Hëna. Mendojmë se kjo është arsyeja pse bimët rriten më mirë në dheun artificial të Marsit sesa në atë të Hënës,”shpjegon zoti Wamelink.

mars-planet_1209092c

Kushtet atmosferike në Mars janë shumë ndryshe nga Toka. Atmosfera e atij planeti është shumë e hollë dhe njerëzit nuk do të ishin në gjendje të mbijetonin pa ndihmën e një atmosfere artificiale të Tokës.

Rob van den Berg, drejtor i Expozitës së përhershme të Hapësirës në Agjencinë Hapësinore Evropiane, thotë se furnizimet ushqimore janë thelbësore për të mbështetur çdo lloj jete në Mars.

Images

“Duhet të gjejmë një zgjidhje, një lloj sere qelqi, një vend me atmosferë artificiale ku bimët e Tokës të mund të jetë në gjendje të rriten në dheun e Marsit. Në këtë këndvështrim, ky studim është i nevojshëm,” thotë ai.

Por ka dhe një tjetër problem në rritjen e ushqimeve në Mars dhe në Hënë: niveli i lartë i elementëve metalike, si oksidi i aluminit.

Një bimë e rritur në Mars mund të arrijë të prodhojë ushqim si domatet për shembull, por këto perime do të mund të përmbanin metale kaq të rënda saqë ato do të ishin toksike dhe të pangrënshme,” thotë Wieger Wamelink.

Me sa duket për të krijuar ushqime në planete e tjera është disi e pamundur ose shumë larg, por gjithsesi kjo nuk ia humb shpresat ekspertëve se një ditë do të mundesojnë jetën në Mars.

/Izabela Zavalani/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr