Jemeni njeh Kosovën

0

Qeveria e Jemenit ka marrë sot vendimin për të njohur pavarësinë e Kosovës, bëjnë të ditur burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ministri  i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në muajin prill zhvilloi një vizitë dy ditore në Jemen, ku kërkoi njohjen e Kosovës nga ky vend. Kryediplomati kosovar u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Jemenit, Abu-Bakr Al-Qirbi.

Hoxhaj i dorëzoi zyrtarisht ministrit  Abu-Bakr Al-Qirbi kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke kërkuar nga ky shtet që t’i bashkohet më shumë së gjysmës së shteteve anëtare të OKB-së, që tashmë e njohin realitetin gjeopolitik në Ballkan.

Pas takimit me Hoxhajn, ministri i Punëve të Jashtme të Jemenit, Abu-Bakr Al-Qirbi, pati deklaruar se Kosova e meriton njohjen ndërkombëtare, dhe se Jemeni është në fazën finale të njohjes së saj.

/Irida Vata/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here