“Java Kulturore Shqiptare” në Kumanovë

0

Vazhdoi mbrëmë në Kumanovë nata e dytë e manifestimit “Java Kulturore Shqiptare”.
Qindra e mijëra kumanovarë kishin dalur në sheshin e qytetit për të ndjekur këtë manifestim, ndërsa masive ishte edhe prania e emigrantëve , të cilët kanë ardhur për pushime. Me këtë rast  ata patën rastin të shohin valle të përgatitura mirë me motive nga vise të ndryshme ku jetojnë shqiptarët.

Në mbrëmjen e dytë kënduan talentë të rinj të muzikës, grupet e këngëtarëve të muzikës zbavitëse si Hidaver Osmani, Avi Hareja, si dhe këngëtarë të tjerë të muzikës  popullore. Në këtë mbrëmje shkëlqyen edhe valltarët e ansamblit kulturor artistik “Bajram Shabani” nga Kumanova.

Qytetarët e Kumanovës  theksuan se përshëndesin manifestime të tilla dhe se ato duhet të jenë më të shpeshta dhe më tradicionale.
Java kulturore shqiptare financiarisht mbështetet nga Komuna e Kumanovës dhe Ministria e Kulturës, ndërsa mbahet nga 18 korriku deri më 24 korrik.

 

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here