Japoni, rekord 6-vjeçar i bursës

0

Ditën e enjte tregu kryesor japonez i aksioneve mbylli ditën e punës me vlerat më të larta në gjashtë vitet e fundit. “Nikkei 225” regjistroi gjatë ditës një rritje prej 1.8%, duke u mbyllur me 15 727.12 pikë, niveli më i lartë i regjistruar që prej dhjetorit 2007.

Pas një serie masash energjike të Tokios zyrtare për të stimuluar rritjen ekomomike bursa është  rritur me rreth 50% gjatë 2013-s.

Një prej këtyre masave ka qenë stimulimi i inflacionit, e si rrjedhojë monedha japoneze ka humbur 25% në vlerën e këmbimit të saj me dollarin, krahasuar me janarin e këtij viti. Një situatë e tillë e ka bërë tregun japonez më tërheqës për investitorët, duke ndikuar në një rritje të ndjeshme të eksporteve.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here