Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Japoni, ja rezultatet e zgjedhjeve

Japoni, ja rezultatet e zgjedhjeve

0 Komentet 🕔23.07.2013 - 14:25

Anketat pas zgjedhjeve në Japoni tregojnë se koalicioni në pushtet ka fituar shumicën e vendeve në dhomën e lartë të parlamentit në zgjedhjet e së djelës. Kryeministri Shinzo Abe u përpoq të bindë publikun se ai është i aftë të drejtojë mëkëmbjen e ekonomisë së tretë më të madhe të botës.

Fitorja e Partisë Liberal-Demokratike e kryeministrit Shinzo Abe dhe partnerit të saj Komeito do t’i japë koalicionit të zotit Abe kontrollin në të dyja dhomat e parlamentit.

Zoti Abe u tha gazetarëve se fitorja i jep partisë së tij një mandat të fuqishëm për të çuar përpara reformat që synojnë të rigjallërojnë ekonominë e Japonisë.

“Mendoj se tani është fillimi ynë i vërtetë. Gjëja që duan më shumë qytetarët në mbarë vendin është një mëkëmbje e fuqishme ekonomike që mund ta ndjejnë.”

Koalicioni në pushtet ka fituar 76 nga 121 vendet në garën për dhomën e lartë. Kjo e çon numrin e vendeve të koalicionit në 135 nga nga 242 vendet në këtë dhomë

Kryeministri e bëri mëkëmbjen ekonomike një nga përparësitë e tij që kur erdhi në pushtet për herë të dytë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhjetorin e kaluar.

Me shumicën e fuqishme në dhomën e ulët, blloku në pushtet tani kontrollon të dyja dhomat për herë të parë në tre vjet, duke e bërë këtë administratën më me influence në vite.

Zoti Abe e karakterizoi rezultatin e zgjedhjeve si një votbesim ndaj strategjisë së tij që synon të nxjerrë Japononë nga dy dekada të vështira ekonomike dhe politike por pranoi se përpara shtrohen sfida të mëdha.

Në vetëm pak muaj, zoti Abe përballet me vendimin nëse do të vazhdojë të rrisë taksën e shitjeve prillin e ardhshëm nga 5 në 8 përqind, lëvizje që shihet nga disa si penguese për mëkëmbjen por që është megjithatë jetike për stabilitetin financiar.

Zoti Abe gjithashtu favorizon ndryshimin e kushtetutës pacifiste të vendit të hartuar nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore, për t’i dhënë Japonisë një rol më të madh ushtarak.
/Borana Belegu/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E diel E hënë
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on January 19, 2019
Shiu!
14°/4°
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on January 20, 2019
Chance of Shiu!
13°/2°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on January 21, 2019
Mostly Cloudy
14°/4°
Sot E diel E hënë
It is forcast to be Bore! at 7:00 PM CET on January 19, 2019
Bore!
2°/-1°
It is forcast to be Overcast at 7:00 PM CET on January 20, 2019
Overcast
3°/-1°
It is forcast to be Bore! at 7:00 PM CET on January 21, 2019
Bore!
1°/-3°
Sot E diel E hënë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on January 19, 2019
Pjesërisht vranët
4°/-2°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on January 20, 2019
Mostly Cloudy
4°/-2°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on January 21, 2019
Mostly Cloudy
3°/-2°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr

Warning: mt_rand(): max(-1) is smaller than min(0) in /var/www/clients/client2/web29/web/wp-content/plugins/wunderground/wunderground.php on line 214