Januzi, lojtari më i mirë i vitit

Januzi, lojtari më i mirë i vitit

Talenti shqiptar, Adnan Januzaj, është shpallur lojtari më i mirë i vitit i të rinjve të Mançester Junited. Mesfushori i talentuar ka qenë figura kryesore e ekipit të të rinjve të drejtuar nga Uoren Xhojsi dhe kjo ka ndikuar që Januzaj të thirret në ekipin e parë. Ky çmim për Adnanin vjen pas paraqitjes së

Talenti shqiptar, Adnan Januzaj, është shpallur lojtari më i mirë i vitit i të rinjve të Mançester Junited.

Mesfushori i talentuar ka qenë figura kryesore e ekipit të të rinjve të drejtuar nga Uoren Xhojsi dhe kjo ka ndikuar që Januzaj të thirret në ekipin e parë.

Ky çmim për Adnanin vjen pas paraqitjes së tij impresive ndaj Liverpoolit në Old Trafford këtë javë, ku madje ka marrë edhe komplimente nga Sir Alex Ferguson të cilat nuk kanë munguar edhe më parë.

“Është ndjenjë shumë e mirë të jem lojtari më i mirë i vitit. Unë kam punuar shumë për këtë arritje dhe dua të falënderoj të gjithë lojtarët, tifozët dhe stafin. Ka qenë sezon i mrekullueshëm”, ka theksuar Januzaj teksa merrte  çmimi.

Adnani pritet që të debutojw me kampionët e Anglisë në ndeshjen me Uest Bromiç Albion në transfertë. Januzi ka fanellën me numrin 44.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar