Janukoviç: Kemi arritur marrëveshje me opozitën

Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç, deklaron se ka arritur një marrëveshje me opozitën për t’i dhënë fund krizës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare që citojnë burime pranë presidentit ukrainas. Sipas tyre, marrëveshja e arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm do të nënshkruhet gjatë ditës. Megjithatë, asnjë konfirmim nuk ka ardhur nga

Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç, deklaron se ka arritur një marrëveshje me opozitën për t’i dhënë fund krizës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare që citojnë burime pranë presidentit ukrainas. Sipas tyre, marrëveshja e arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm do të nënshkruhet gjatë ditës. Megjithatë, asnjë konfirmim nuk ka ardhur nga opozita.

Në total janë 77 viktima e të enjtes së përgjakshme, megjithëse opozita flet për 100 të vrarë. 67 policë u morën peng nga protestues të armatosur të ekstremit të djathtë të cilët më pas u lanë të lirë.

Po të enjten, ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian ranë dakord për sanksione ndaj Ukrainës, deri në vendosjen e dialogut. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan gjithashtu sanksione nëse nuk merreshin masa për daljen nga kriza.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar