Jahjaga takim me liderët politik për zhgjidhjen e ngërcit politik

0

Prishtinë-Presidentja e Kososgvës Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim me partitë parlamentare me qëllim zhbllokimin e situatës politike në të cilën gjendet vendi që prej 8 muajsh.

Sipas mediave kosovare mësohet se Jahjaga ka zhvillura sot një takim me kryeministrin Hashim Thaçi, nënkryetarët e PDK-së Kadri Veseli dhe Hajredin Kuçi me të cilët ka diskutuar për mundësitë e daljes nga ky ngërç politik.

Në një prononcim për mediat nënkryetari Kuçi u shpreh se PDK do të jetë konstruktive në këtë proces. “PDK-ja do të jetë konstruktive në këtë proces. Ne do të jemi konstruktivë dhe mendojmë që zgjedhjet duhet të jenë zgjidhja e fundit”. Megjithatë, nëse do të jetë e nevojshme për zgjedhje ne jemi të gatshëm”, theksoi Kuçi.

Pas Partisë Demokratike në takim me presidenten Jahjaga ka hyrë Lidhja Demokratike e Kosovës. Në këtë takim po marrin pjesë lideri Isa Mustafa, Vjollca Osmani dhe Ismet Beqiri.

/Objektiv.al/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here