Jahjaga nënshkruan ligjin për amnistinë

Jahjaga nënshkruan ligjin për amnistinë

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, nënshkroi dje  Ligjin për Amnistinë, i cili në parlament u miratua 2 muaj më parë. I përfshire edhe në  marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ligji synon të krijojë kushte për integrimin e pjesëtarëve të strukturave serbe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Nënshkrimi

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, nënshkroi dje  Ligjin për Amnistinë, i cili në parlament u miratua 2 muaj më parë. I përfshire edhe në  marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ligji synon të krijojë kushte për integrimin e pjesëtarëve të strukturave serbe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Nënshkrimi i këtij ligji, që është miratuar më 11 korrik të këtij viti, u vonua për shkak se lëvizja Vetëvendosje, kundërshtoi  marrëveshjen Kosovë Serbi, kërkoi mendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth tij.

Më 3 shtator Gjykata shpalli vendimin se procedura e ndjekur për miratimin e Ligjit, është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, duke përjashtuar disa nene të tij.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci ka thënë më herët se ky ligj miratohet për herë të parë në Republikën e Kosovës dhe si i tillë duhet mbështetur. Ai ka theksuar se ky ligj nuk do të ketë ndasi etnike apo territorial dhe se nuk duhet të krijohet përshtypja se me këtë ligj do të lirohen të gjithë të burgosurit.

 /Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar