Jacobson: Këtë javë nis zbatimi i planit Kosovë–Serbi

Jacobson: Këtë javë nis zbatimi i planit Kosovë–Serbi

Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi pritet të kompletohet gjatë javës së ardhshme. Kështu ka deklaruar dje për Radion Evropa e Lirë ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. Ajo u shpreh se pret të shohë zbatim të atyre pikave, për të cilat Prishtina dhe Beogradi dhanë pëlqimin e tyre në Bruksel më 20 prill. “Është një

Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi pritet të kompletohet gjatë javës së ardhshme. Kështu ka deklaruar dje për Radion Evropa e Lirë ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Ajo u shpreh se pret të shohë zbatim të atyre pikave, për të cilat Prishtina dhe Beogradi dhanë pëlqimin e tyre në Bruksel më 20 prill.

“Është një proces, të cilin e udhëheq Bashkimi Evropian, në krye me baroneshën Ashton, por unë mendoj se afati i zbatimit është tani, që të arrihet një marrëveshje për planin e zbatimit. Shpresoj ta shoh (planin e zbatimit) të jetë arritur brenda javës së ardhshme, në mënyrë që plani të mund të zbatohet, dhe që të dyja palët të tregojnë angazhim për zbatimin. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të të dyja shteteve”, theksoi ambasadorja amerikane.

Jacobson u shpreh optimiste pasi  plani i zbatimit parashikon  mbajtjen e zgjedhjeve lokale për katër komunat veriore, në një asociacion pa pushtet ekzekutiv.

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, nënshkruan një marrëveshje bazë për normalizimin e raporteve midis tyre, për rregullimin e statusit të serbëve të veriut, shpërbërjen e strukturave paralele dhe përfshirjen  e tyre në administratën kosovare.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar