Jack Ma, njeriu më i pasur i Kinës: isha më i lumtur kur fitoja 12 dollarë në muaj

“Paratë që kam sot janë përgjegjësi. Është besimi i njerëzve tek unë ” Jack  Ma, themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Alibaba, u bë njeriu më i pasur në Kinë me një rekord  prej 25 milion$ në shtatorin e kaluar. Por zoti  Jack  Ma thotë se ishte po aq i lumtur,  ndoshta edhe më i lumtur

1

“Paratë që kam sot janë përgjegjësi. Është besimi i njerëzve tek unë ”

Jack  Ma, themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Alibaba, u bë njeriu më i pasur në Kinë me një rekord  prej 25 milion$ në shtatorin e kaluar.

Por zoti  Jack  Ma thotë se ishte po aq i lumtur,  ndoshta edhe më i lumtur , në kohën kur ishte ne kolegj  dhe  mezi  bënte ndonjë të hollë për të kaluar ditën .

Sipas dokumentarit rreth jetës së tij të quajtur Crocodile në Yangtze.Pas diplomimit në vitin 1988, ai punoi si mësues i anglishtes në një universitet lokal në qytetin e tij të lindjes të Hangzhou, Kinë. Ai  bënte vetëm  12 $ në muaj . Kur fliste në një drekë me Klubin Ekonomik të Nju Jorkut, Z. Ma i referohej kësaj periudhe si  “jeta më e mirë që kisha”.

“ Kur ju nuk keni shumë para, ju e dini se si ti shpenzoni ato . Por sapo të bëheni miliarder, keni shumë përgjegjësi ” – shpjegoi   z.Jack MA.

Kjo nuk është hera e parë që Z. Ma ka folur për barrën e të qenit një miliarder. Kur fliste në një panel në Iniciativën Globale Klinton në Nju Jork, ai i referohej ditëve të tij si mësues anglishteje  si “fantastike”, sipas CNN Money. Ai tha se dikush me  1 milion $  është “me fat”, por kur arrin 10 milionë dollarë, “keni probleme”.

Përgatiti: E.S.L

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar