Ja pesë gratë më të votuara në Kosovë

Kandidatja e LDK-së për deputet, Vjosa Osmani, është e para në këtë listë. Ajo është gruaja më e votuar në zgjedhjet e 8 qershorit, njëherazi e vetmja që ka marrë më shumë se 30 mijë vota. Numri paraprak i votave për të është 30 mijë e 431 vota. E dyta në listë renditet Teuta Rugova,

Kandidatja e LDK-së për deputet, Vjosa Osmani, është e para në këtë listë. Ajo është gruaja më e votuar në zgjedhjet e 8 qershorit, njëherazi e vetmja që ka marrë më shumë se 30 mijë vota. Numri paraprak i votave për të është 30 mijë e 431 vota.

E dyta në listë renditet Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ajo ka marrë 28 mijë e 363 vota dhe ka lënë pas shumë politikanë me përvojë Kosovë, duek u renditur e treta në partinë e saj pas Isa Mustafës dhe Osmanit.

timthumb

Pas tyre, e treta deputete e votuar është Puhie Demaku e Vetëvendosjes me 11,327 vota.

Puhie_Demaku_-_Vetevendsoje

Në vendin e katërt dhe të pestë janë dy deputetet e PDK-së, Labinotë Demi – Murtezi dhe Sala Berisha-Shala me përkatësisht 11,014 dhe 10,741 vota. Labinotë Demi-Murtezi ka marrë  më shumë vota se të gjitha gratë në listen e PDK-së, duke lënë larg Flora Brovinën, Vlora Çitakun, Edita Tahirin e Margarita Kadriun. Ajo do të jetë gruaja e parë me shami në parlamentin e Kosovës.

combine-images

 

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar