Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Ja për çfarë kanë rënë dakord Rama dhe Meta

Ja për çfarë kanë rënë dakord Rama dhe Meta

0 Komentet 🕔02.04.2013 - 13:15

Burime pranë dy partive pohojnë se bisedat për këtë marrëveshje kanë kohë që kanë nisur, por është pritur momenti i duhur për të shkuar në realizimin e saj. Kreu i PS-së, Edi Rama, ka pranuar që deputetët e Grupit parlamentar socialist, pas disa muajsh refuzimi, të votojnë tri ligjet që kërkon Brukseli nga Shqipëria për marrjen e statusit të vendit kandidat, edhe pse afatet për ta arritur këtë tashmë kanë përfunduar.

Tri ligjet mund të votohen edhe ditën e enjte gjatë seancës plenare, ndërsa sipas marrëveshjes Rama-Meta, LSI do të largohet nga qeveria duke tërhequr dhe ministrat e saj. Gjithashtu, mësohet se Meta i ka kërkuar Edi Ramës që t’i garantojë tre vende në listat e kandidatëve të PS për përfaqësues të LSI-së, tre ministri të rëndësishme, por dhe drejtuesin e Parlamentit. Mësohet se nga ana e Ramës këto kushte janë pranuar, por kreu socialist ka kërkuar që ministritë të drejtohen nga emra të tjerë, për të ndryshuar imazhin e qeverisë së ardhshme.

Një ditë para mbledhjes së Kryesisë socialiste, e cila do të vendosë të ftojë LSI-në në një bashkëpunim parazgjedhor me PS, Rama ka zhvilluar një darkë me një grup të madh të anëtarëve të Kryesisë. Shkak për këtë është bërë ditëlindja e deputetit Eduard Shalsi për të pasur në tavolinë disa nga zërat e Kryesisë. Rama është kujdesur që nga kjo darkë, e cila ka zgjatur rreth katër orë, të mos rrjedhë asnjë informacion rreth diskutimit që është bërë aty.

Por, për herë të parë, Rama ka njohur pjesën më të madhe të anëtarëve të Kryesisë me kërkesat e Ilir Metës dhe kushtet që ai vetë i ka vendosur në një bashkëpunim të mundshëm parazgjedhor. Pjesëmarrës në darkën e mbrëmshme ishin Ruçi, Majko, Fino, Blushi, Bushati, Gjiknuri, Sejdini, Dako, Peleshi, Balla, Klosi, Tahiri, Ahmetaj, Veliaj, Shalsi dhe Beqja. Burime nga të dy partitë pohuan dje për “Panorama” se dy kryetarët kanë kohë që diskutojnë dhe negociojnë mes tyre, brenda dhe jashtë vendit, madje dhe me negociatorë të huaj, kryesisht nga Partitë Socialiste Europiane dhe grupi parlamentar i majtë në Parlamentin Europian.

Dhe thirrjet e tri ditëve të fundit të faktorit ndërkombëtar, presidentit të Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev, zv.presidentit të Parlamentit Europian, Xhani Pitella dhe dje të presidentit të Internacionales Socialiste, Jorgo Papandreu për t’u bashkuar Rama dhe Meta në një koalicion të përbashkët parazgjedhor për të qeverisur pas zgjedhjeve të bashkuar, kanë qenë të koordinuara në funksion të qëllimit të shkëputjes nga qeverisja aktuale.Gëzuar 1 prillin! Ditën e mashtrimit dhe gënjeshtrës. Ditën kur gënjeshtrën e mirëkuptojmë si humor. Kjo është dita kur themi gënjeshtra të “stisura” ose pa dashje pohojmë të vërtetat e mëdha të gënjeshtrës. Ai është fakti se në ditët e tjera të vitit gënjeshtra është edhe zgjedhja juaj.

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E diel E hënë
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 18, 2017
Pjesërisht vranët
18°/7°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Mostly Cloudy
16°/5°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
13°/0°
Sot E diel E hënë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 18, 2017
Chance of Shiu!
6°/-1°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Mostly Cloudy
8°/-3°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
10°/0°
Sot E diel E hënë
It is forcast to be 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 18, 2017
Shiu!
11°/5°
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Mostly Cloudy
9°/1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
7°/-5°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr