Ja këngëtarët më të paguar në 2012-ën

Kjo është hera e dytë gjatë 5 viteve të fundit që 54-vjeçarja renditet e para në këtë klasifikim. “Billboard” ndër të tjera shkruan se Madona ka fituar 34.6 milionë dollarë nga turneu “MDNA”, i vlerësuar si evenimenti më i suksesshëm i vitit, i përbërë nga 88 koncerte. Duke përdorur të dhënat e “Boxscore” dhe  shifrat

Kjo është hera e dytë gjatë 5 viteve të fundit që 54-vjeçarja renditet e para në këtë klasifikim.

“Billboard” ndër të tjera shkruan se Madona ka fituar 34.6 milionë dollarë nga turneu “MDNA”, i vlerësuar si evenimenti më i suksesshëm i vitit, i përbërë nga 88 koncerte.

Duke përdorur të dhënat e “Boxscore” dhe  shifrat e shitjeve të “Nielsen SoundScan”, në vendin e dytë renditet Brus Spirngstin, me 33.4 milionë dollarë.

Një nga themeluesit e grupit legjendar “Pink Floyd”, Roxher Water, është shpallur muzikanti i tretë me më shumë të ardhura, me 21 milionë dollarë të fituara nga turneu “The wall Live” .

Tejlor Suift, e cila në 2011-ën mbante vendin e parë, për vitin që shkoi u rendit në vendin e 15-të, me “vetëm” 12.7 milionë dollarë.

Ndërsa Adele, këngëtarja që shiti më shumë albume në vitin 2011, në 2012-ën pozicionohet e 11-ta me 14 milionë dollarë të ardhura. /Start/A.K/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar