Izraeli intesifikon bombardimet në Gaza

Gaza ka përjetuar mbrëmë një nga netët më të rënda, pasi kryeministri izraelit Natanyahu deklaroi për një konflikt të vazhdueshëm. Bombardimet kanë dëmtuar të vetmin stacion të energjisë elektrike në rripin e Gazës. Nga ky sulm humbën jetën 60 persona , duke e çuar numrin e të vdekurve në 1070 palestinezë. Sipas një zëdhënësi të

Gaza ka përjetuar mbrëmë një nga netët më të rënda, pasi kryeministri izraelit Natanyahu deklaroi për një konflikt të vazhdueshëm.

Bombardimet kanë dëmtuar të vetmin stacion të energjisë elektrike në rripin e Gazës. Nga ky sulm humbën jetën 60 persona , duke e çuar numrin e të vdekurve në 1070 palestinezë.

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë izraelite sulmi sinjalizoi një “ rritje graduale të presionit “ mbi Hamasin.

jj

Në një fjalim televiziv ditën e hënë, kryeminstri  Benjamin Natanyahu nënvizoi nevojën për të shkatërruar tunelet nëntokësore përgjatë kufirit  Gaza- Izrael për të parandaluar çdo depërtim të ushtarakëve palestinezë.

download

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon kritikoi të dy palët për sulmet dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

“Në emër të njerëzimit, dhuna duhet të ndalet,” u tha ai gazetarëve, duke shtuar se situata në Gaza ishte ” kritike”.

/Rabihana Halili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar