Izrael-Palestinë, Kerry arrin marrëveshje paqeje

0

Izraeli pas marrëveshje së arritur me Sekretarin Amerikan të Shtetit për të rifilluar bisedimet për paqe me Palestinën,  tha sot se do të lirojë një numër të burgosurish palestinezë. Ministri i Izraelit për marrëdhëniet ndërkombëtare, Yuval Steinitz,  theksoi se do të përfshijë “të burgosur shumë të rëndësishëm për dekada të tëra”.

Ndërkaq, pas takimit mes të dy palëve të Premten në Jordani Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry njoftoi se,  Izraeli dhe palestinezët ranë  dakort për rifillimin e negociatave të cilat kanë qenë të bllokuara për dy vjet. Kerry nuk dha detaje të marrëveshjes, por tha se bisedimet fillestare mund  të mbahen në Uashington ” javën e ardhshme “. Raundi i fundit i bisedimeve të drejtpërdrejta gati tre vjet më parë rezultoi pa sukses mbi çështjen e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor.

Gjithashtu Sekretari Amerikan i Shtetit është takuar me liderin e Autoritetit Palestinez në Ramallah, në një përpjekje për të rigjallëruar bisedimet e paqes me Izraelin. Ai u tha gazetarëve në Aman s,  palët kishin “arritur një marrëveshje që vendos një bazë për rinisjen e negociatave të drejtpërdrejta për statusin final mes palestinezëve dhe izraelitëve.”

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here