Italia luan e sakatuar përballë Uruguajit

Italia luan e sakatuar përballë Uruguajit

Edhe pse Kupa e Konfederatave po shkon gjithmonë drejt fundit, Italia vazhdon të vuajë ende dëmtimet e futbollistëve. Pas humjes me penallti kundrejt Spanjës gjithçka që shpresohet tani është fitorja e “finales së vogël” kundër Uruguajit që do ti japë Italisë vendin e tretë ose të katërt. Në ndeshjen e nesërme që luhet në orën

Edhe pse Kupa e Konfederatave po shkon gjithmonë drejt fundit, Italia vazhdon të vuajë ende dëmtimet e futbollistëve. Pas humjes me penallti kundrejt Spanjës gjithçka që shpresohet tani është fitorja e “finales së vogël” kundër Uruguajit që do ti japë Italisë vendin e tretë ose të katërt.

Në ndeshjen e nesërme që luhet në orën 18:00 ekziston mundësia që për shkak dëmtimesh në fushë të mungojnë Claudio Marchisio, Giorgio Chiellini dhe Daniele De Rossi. Pasi mjekët kanë vendosur të presin deri në momentin e fundit për të dhënë vendimin e tyre zyrtar nësë do të luajnë apo jo.

Ndërkohë që për të njëjtat arsye do të mungojnë edhe Andrea Pirlo dhe Barzagli.

Por këtë sfidë e bën edhe më të fortë mungesa në fushë e Balotelit dhe e Cesare Prandellit. Gjithsesi Italia po shpreson shumë për ta mbyllur më nder këtë Kupë Konfederatash.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar