Italia do vazhdojë mbështetjen për integrimin e Kosovës

Italia do vazhdojë mbështetjen për integrimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, Emma Bonino. Në takim u diskutua në lidhje me  zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Italisë, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës  shprehu

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, Emma Bonino. Në takim u diskutua në lidhje me  zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Italisë, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës  shprehu se qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur për zbatimin e reformave politike, legjislacionin dhe ekonominë, në funksion të përmbushjes së plotë të agjendës europiane të integrimit.

Thaçi vlerësoi bashkëpunimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Italisë duke synuar që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha fushat. Ndërsa Ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë vlerësoi përkushtimin e kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, ku Hashim Thaçi ritheksoi vullnetin e institucioneve kosovare për zbatimin e menjëhershëm të kësaj marrëveshje.

Italia do të vazhdojë mbështetjen për procesin e integrimit europian të Kosovës, prespektiva e Kosovës është prespektiva europiane  ka cituar ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë gjatë takimi me Kryeministrin Thaçi.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar