Italia, 15 deri në 50 mijë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Italia, 15 deri në 50 mijë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Këshilli i Ministrave nënshkruan marrëveshjen me institucionin italian Artigiancassa, që parashikon dhënien e një shumë prej 15 mijë eurosh për financimin e “programit të asistencës së integruar për zhvillimin e SME-ve. Fondi Shqiptar i Garancisë (AGF) i financuar me komponentin e huas së butë prej 2.5 mijë eurosh, të dhëna qeverisë  shqiptare dhe kredituar në

Këshilli i Ministrave nënshkruan marrëveshjen me institucionin italian Artigiancassa, që parashikon dhënien e një shumë prej 15 mijë eurosh për financimin e “programit të asistencës së integruar për zhvillimin e SME-ve. Fondi Shqiptar i Garancisë (AGF) i financuar me komponentin e huas së butë prej 2.5 mijë eurosh, të dhëna qeverisë  shqiptare dhe kredituar në një llogari të veçantë të hapur nga huamarrësi në Bankën e Shqipërisë.

Programi i asistencës së integruar për zhvillimin e NVM-ve (SME) shqiptare, financohet nga huaja e butë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, projektet e të cilave do të trajtohen me shumën prej 11 milionë eurosh. “Hua e butë” është financimi që Artigiancassa, në bazën të autorizimit të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave si dhe me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë,  do të japë termat dhe kushtet të kësaj marrëveshjeje.

Huaja e butë do të përdoret për blerjen e mallrave dhe shërbimeve me origjinë italiane. Komponenti i huas së butë prej 11 milionë eurosh,  nga ku 60% e shumës së çdo huaje do përdoret për projektet, ndërsa 15 deri në 50 mijë euro mund të përdoren për kostot lokale ose nga vende të tjera fqinje në zhvillim dhe në raste të veҫanta kjo shumë arrin nga 50 deri në 500 mijë euro për të mbuluar kostot lokale ose nga vende të tjera fqinje në zhvillim.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar