Itali, shqiptari ther të shoqen në sy të fëmijëve

Itali, shqiptari ther të shoqen në sy të fëmijëve

Një krim brenda familjes shqiptare ka tronditur policinë dhe opinionin publik italian. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Natisones në Udine të Italisë, ku emigranti shqiptar Lulzim Hadaj, goditi disa herë më thikë bashkëshoren e tij duke e lënë të vdekur në vend. Fqinji italian ka qenë ai që ka dëgjuar ulërimat e 33

Një krim brenda familjes shqiptare ka tronditur policinë dhe opinionin publik italian.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Natisones në Udine të Italisë, ku emigranti shqiptar Lulzim Hadaj, goditi disa herë më thikë bashkëshoren e tij duke e lënë të vdekur në vend.

Fqinji italian ka qenë ai që ka dëgjuar ulërimat e 33 vjeçares dhe ka denoncuar menjëherë ngjarjen e rëndë në polici, e cila ka bërë të mundur vetëm pak çaste më vonë arrestimin e  shqiptarit. Mediat italiane bëjnë me dije se nkrimi ka ndodhur në praninë e dy fëmijëve të tyre 8 dhe 10 vjeç.

Dyshohet se autori e ka kryer krimin për motive xhelozie, megjithëse policia italiane po heton rrethanat e krimit për të zbardhur detajet e kësaj ngjarje makabre.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar