Shkatërrohen dy organizata kriminale shqiptare, 43 të arrestuar në Itali

Shkatërrohen dy organizata kriminale shqiptare, 43 të arrestuar në Itali

Karabinierët italianë kanë arrestuar mbrëmë 43 persona, antarë të dy organizatave kriminale shqiptare në shtetin fqinj. Aksioni i policisë është kryer gjatë natës së kaluar në 6 rajone të vendit, Piemonte, Lacio, Lombardi, Umbria, Toskana e Veneto. Sipas mediave italiane, këto ishin dy organizata kriminale shqiptare të specializuara në trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërkohë që,

Karabinierët italianë kanë arrestuar mbrëmë 43 persona, antarë të dy organizatave kriminale shqiptare në shtetin fqinj. Aksioni i policisë është kryer gjatë natës së kaluar në 6 rajone të vendit, Piemonte, Lacio, Lombardi, Umbria, Toskana e Veneto.

Sipas mediave italiane, këto ishin dy organizata kriminale shqiptare të specializuara në trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërkohë që, nga antarë e tyre është regjistruar  një numër i madh grabitjesh dhe rrëmbim personi.

Policia italiane zbulon se veprimet e dy organizatave ndërmerreshin dhe koordinoheshin përmes internetit, kryesisht përmes rrjetit social Facebook.

Mediat italiane raportojnë se të ardhurat e siguruara nga narkotrafikantët investoheshin në tregun e pasurive të palujtshme, me qindra mijëra euro në Shqipëri dhe në disa zona në Itali si në Toscana dhe Piemonte.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar