Itali, racizëm ndaj ministres me ngjyrë, e godasin me banane

Itali, racizëm ndaj ministres me ngjyrë, e godasin me banane

Cecile Kyenge në Itali është vënë sërish në qendër të incidenteve me sfond racist. Këtë herë, ndaj ministres me ngjyrë, e para në historinë e kabineteve italiane, është hedhur një banane gjatë një feste të degës së partisë së saj, PD në Romë. Gjithcka ka ndodhur para kamerave dhe dhjetrave  personash të pranishëm.  Një person

Cecile Kyenge në Itali është vënë sërish në qendër të incidenteve me sfond racist.

Këtë herë, ndaj ministres me ngjyrë, e para në historinë e kabineteve italiane, është hedhur një banane gjatë një feste të degës së partisë së saj, PD në Romë.

Gjithcka ka ndodhur para kamerave dhe dhjetrave  personash të pranishëm.  Një person është shkëputur nga turma dhe ka hedhur në drejtim të saj një banane.

Kyenge fillimisht nuk deshi të komentojë rastin në fjalë, ndërsa në fund, pas duartrokitjeve të gjata të personave të pranishëm tha se “është mëkat që të hidhet ushqimi në këtë mënyrë, kur mijëra persona vuajnë urie nëpër botë”.

/Laugert Qosja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar