Itali, kapet 28-vjeçari shqiptar me 51 kg marijuanë

Kapja e 51 kilogramë marijuane është konsideruar rekord nga karabinierët e qytezës së Riccione pranë Riminit në Itali. Në pranga ka rënë një shqiptar 28-vjeçar me iniciale D.B, banues në qytetin e Firenzes. Karabinierët e kësaj qyteze kishin disa ditë që e ndiqnin por pas një kontrolli që iu bë makinës së tij ata zbuluan

Kapja e 51 kilogramë marijuane është konsideruar rekord nga karabinierët e qytezës së Riccione pranë Riminit në Itali. Në pranga ka rënë një shqiptar 28-vjeçar me iniciale D.B, banues në qytetin e Firenzes.

Karabinierët e kësaj qyteze kishin disa ditë që e ndiqnin por pas një kontrolli që iu bë makinës së tij ata zbuluan këtë sasi të madhe marijuane. Ai e kishte fshehur drogën në një fund të dyfishtë në makinën e tij, poshtë sediljes së pasme. Shqipëtari kishte vite që jetonte në Itali dhe kishte jetuar në qytete të ndryshme dhe lëvizte vazhdimisht ne qytetet italiane por edhe jashtë saj, kishte bërë punë të ndryshme por tashmë ishte i papunë.

Në rajonin e policisë ai është marrë në pyetje dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim se nga vinte droga dhe ku e kishte destinacionin. Shqiptari 28-vjeçar tashmë është dërguar për në burgun e Forlit.

/Rovena Mydini/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar