Itali, anija përplas kullën e kontrollit

Itali, anija përplas kullën e kontrollit

Tre persona kanë vdekur dhe të tjerë rezultojnë të humbur  në portin e Gjenovës, pasi një anije goditi një kullë kontrolli gjatë natës. Një pjesë e kullës, në të cilën gjatë aksidentit 14 persona ishin të pranishëm, u rrëzua në ujë. Një nga viktimat është raportuar të jetë grua në moshën 30 vjeçare, ndërsa dy

Tre persona kanë vdekur dhe të tjerë rezultojnë të humbur  në portin e Gjenovës, pasi një anije goditi një kullë kontrolli gjatë natës.

Një pjesë e kullës, në të cilën gjatë aksidentit 14 persona ishin të pranishëm, u rrëzua në ujë.

Një nga viktimat është raportuar të jetë grua në moshën 30 vjeçare, ndërsa dy të tjerë meshkuj.

Punëtorët e shpëtimit u hodhën në ujërat përreth portit në kërkim të rreth 10 personave që rezultojnë të zhdukur. Gjashtë të tjerë u raportuan të plagosur rëndë.

Një punonjës i kompanisë Line Messina konfirmoi se “Ndodhi një aksident, kur anija la portin. Ajo u drejtua drejt kullës, por ne nuk e dimë si dhe sa njerëz janë lënduar “.

Përplasja e ndodhur ringjalli kujtime të dhimbshme të një katastrofe të ngjashme të ndodhur vitin e kaluar në Itali.

 /Jola Llozha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar