Itali, aksident i rëndë, vdesin 3 shqiptarët nga Kosova

Itali, aksident i rëndë, vdesin 3 shqiptarët nga Kosova

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e djeshme në periferi në qytetit Crema në Itali, ku humbën jetën tre shqiptarë nga Kosova dhe një italian. Sipas mediave italiane  Rilind Zenunaj, 21 vjeç, Besim Tafilaj, 34 vjeç dhe Kamber Tafilaj, 48 vjeç, po ktheheshin nga puna për në banesat e tyre, me një kamionçinë tip “Merzedes-Benz”, kur në

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e djeshme në periferi në qytetit Crema në Itali, ku humbën jetën tre shqiptarë nga Kosova dhe një italian.

Sipas mediave italiane  Rilind Zenunaj, 21 vjeç, Besim Tafilaj, 34 vjeç dhe Kamber Tafilaj, 48 vjeç, po ktheheshin nga puna për në banesat e tyre, me një kamionçinë tip “Merzedes-Benz”, kur në një moment automjeti humbi kontrollin dhe doli në korsinë tjetër të rrugës, duke u përplasur me një kamion “Iveco”.
Të dy makinat janë shkatërruar dhe veç tre kosovarëve, i vdekur ka mbetur dhe italiani 47-vjeçar, Massimo Bergomi.

Sipas autoriteteve policore lokale, shoferi i kamionit ka pësuar vetëm dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca, forca policie dhe zjarrëfikëse shkuan në vendin e ngjarjes, ku përplasja e fortë kishte shkatërruar plotësisht kabinat e dy mjeteve. U është dashur shumë kohë forcave zjarrfikëse dhe policore që të nxirrnin trupat e viktimave nga kamionçina. Ndërsa identifikimi i tyre është bërë disa orë më vonë, rreth orës 21:00 të mbrëmjes, kur në spitalin e Cremas kanë mbërritur të afërmit e viktimave, që kanë bërë dhe njohjen e tyre.

Rindërtimi i dinamikës së aksidentit nga Policisë Rrugore e Cremas, zbuloi se, kamionçina ku udhëtonin tre shqiptarët Zenunaj, dhe dy tjerët me mbiemër Tafilaj, ka dalë në korsinë e kundërt, ku si pasojë ndodhi dhe përplasja.

Shenjat e lëna në asfalt nga frenimi i makinave, sipas policisë lokale të Cremas, bënte të qartë se kamioni i madh ndodhej në korsinë e vet, ndërsa ai i punëtorëve shqiptarë i ka prerë rrugën, gjatë një parakalimi të gabuar.

 /Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar