Itali, 90 bursa studimi për studentët shqiptarë

Itali, 90 bursa studimi për studentët shqiptarë

Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë ofron 90 bursa studimi për studentët shqiptarë në degë të ndryshme. Bursat që do të jepen për vitin akademik 2013-2014 dhe që kapin vlerën e 620 eurove në muaj u jepen studentëve që kanë njohuri të mira të gjuhës italiane, moshës nga 18 deri në 35 vjeç. Kërkesat

Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë ofron 90 bursa studimi për studentët shqiptarë në degë të ndryshme.

Bursat që do të jepen për vitin akademik 2013-2014 dhe që kapin vlerën e 620 eurove në muaj u jepen studentëve që kanë njohuri të mira të gjuhës italiane, moshës nga 18 deri në 35 vjeç.

Kërkesat e regjistrimit mund të paraqiten deri më 31 maj 2013, duke plotësuar formularin e posaçëm në faqen e internetit: http://borseonline.esteri.it, ku dhe do të bëhet ngarkimi i dokumentit të identifikimit të kandidatit. Ndërkohë, nuk do të pranohen kërkesat e paraqitura në letër.

Studentët pasi të kenë plotësuar formularin online do të kontaktohen pas disa ditësh nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, i cili do të konfirmojë nëse formulari është pranuar, si dhe do të udhëzojë për dokumentacionin që duhet të dërgohet ose të dorëzohet personalisht pranë këtij instituti. Bursat do t’iu dorëzohen studentëve nga vetë universitetet përmes  një procedure të thjeshtë dhe të kuptuar.

/Alma Xhakolli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar