Itali, 30-vjeçari shqiptar hedh gruan nga kati i 9-të

Itali, 30-vjeçari shqiptar hedh gruan nga kati i 9-të

Krimi në familje i ndjek shqiptarët edhe në shtetin fqinj të italisë, ku një 30-vjeçari, Zef Lleshi, ka hedhur nga kati i 9-të i apartamentit ku banonte bashkëshorten e tij. Mediat italiane, të cilat citojnë burimet policore, që bëjnë me dije se ngjarja mendohet të kishte si shkak xhelozinë bashkëshortore. Silvia H. 31-vjeçarja dyshonte se i shoqi kishte

Krimi në familje i ndjek shqiptarët edhe në shtetin fqinj të italisë, ku një 30-vjeçari, Zef Lleshi, ka hedhur nga kati i 9-të i apartamentit ku banonte bashkëshorten e tij. Mediat italiane, të cilat citojnë burimet policore, që bëjnë me dije se ngjarja mendohet të kishte si shkak xhelozinë bashkëshortore.

Silvia H. 31-vjeçarja dyshonte se i shoqi kishte lidhje jashtë martesore në Shqipëri dhe mësohet se  31- vjeçarja ka udhëtuar një javë më parë drejt Shqipërisë për tu takuar me të dashurën e burrit të saj.

Pas sherrit burrë e grua, 30 vjeçari e ka kapur përkrahësh gruan dhe e ka hedhë nga ballkoni i banesës, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas krimit 30-vejçari ka lajmëruar policinë duke i thënë se gruaja e tij është vetëhedhur nga kati i 9-të i banesës, por shenjat e dhunës të gjetura në trupin e viktimës, kanë bërë që policia të ngrinte menjëherë dyshimet mbi burrin. Kjo ka bërë që policia italiane të arrestojë  30-vjeçarin Zef Lleshi, si të dyshuarin kryesor për krimin.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar