Islanda refuzon antarsimin në BE

Islanda refuzon antarsimin në BE

Qeveria e Islandës ka vendosur të mos jetë më pjesë e e BE-së, duke ndërprerë zyrtarisht  bisedimet me Brukselin dhe shpërbërë ekipin negociator. Ministri i Punëve të Jashtme, Gunnar Bragi Sveinsson, e bëri publik këtë vendim para Parlamentit të Islandës. “Ekziston konsensusi në qeveri mbi këtë çështje. Procesi është ndërprerë, por nuk e kemi mbyllur derën.

Qeveria e Islandës ka vendosur të mos jetë më pjesë e e BE-së, duke ndërprerë zyrtarisht  bisedimet me Brukselin dhe shpërbërë ekipin negociator.

Ministri i Punëve të Jashtme, Gunnar Bragi Sveinsson, e bëri publik këtë vendim para Parlamentit të Islandës. “Ekziston konsensusi në qeveri mbi këtë çështje. Procesi është ndërprerë, por nuk e kemi mbyllur derën. Ne do të përmirësojmë komunikimin dhe të forcojmë lidhjet me Bashkimin Evropian, por pa anëtarësim”, ka thënë ai.

Islanda ka negociuar për një kohë të gjatë për antarësimin në Bashkimi Evropian, por me ardhjen në pushtet të qeverisë së re kjo kërkesë është refuzuar.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, para dy muajsh ka deklaruar se dera për Islandën është ende e hapur, por është vetë kryeministri i Islandës ai që duhet të vendosë.

Kërkesën për t’u antarsuar në BE Islanda e ka paraqitur që në vitin 2009, pasi në atë kohë shteti po ballafaqohej me krizë të madhe financiare dhe gati me kolaps të sistemit bankar, krizë e cila ndikoi tek qytetarët e Islandës që të mbështetin anëtarësimin e vendit në BE.

/Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar