ISHP: 50 % e fëmijëve shqiptarë kanë mungesë jodi

0

Rreth 50 % e fëmijëve në Shqipëri kanë mungesë të sasisë së nevojshme të jodit, pasi 38 % e kripës që shitet në treg nuk ka sasinë e rekomanduar të jodit.

Rezultatet dalin nga një studim i realizuar ISSH-ja gjatë periudhës shtator-dhjetor 2012, ku u përfshin 1027 fëmijë të grupmoshës 6-13 vjeç.

Çrregullimet e mungesës së jodit përbëjnë një problem të madh global të shëndetit publik dhe në vendin tonë është një shqetësim shumë i madh. Fëmijëve që u përfshinë në studim iu ekzaminua urina, si dhe u morën mostra për përqendrimin e jodit në kripë.

Të dhënat e studimit treguan se mesatarja e përqendrimit të jodit në urinë ishte pothuajse brenda normave, ndërsa saktësohet se një personi i duhen vetëm 150 mg kripë në ditë për të evituar defiçencën jodike.

Gjatë  studimit u vu re se fëmijët që paraqesin mangësinë më të madhe të përqendrimit të jodit në urinë iu përkasin zonave rurale, ndërsa në zonat urbane ky nivel rezulton të jetë më i lartë.

Gjithashtu thuhet se, mesatarja e përqendrimit të jodit në urinë ishte 100.4 mg, duke mos treguar mangësi të jodit, dhe 49.6 e mostrave të ekzaminuara treguan mungesë të jodit. Përmbajtja e jodit ishte në sasinë e përcaktuar në 62.1 ^ të mostrave të kripës dhe përqendrimi mesatar i jodit te mostrat e kripës ishte 18.5 mg/kg.

/Bronilda Dedja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here