Ish zv.kryeministrja kanadeze do të punojë në Shqipëri

Ish zv.kryeministrja kanadeze do të punojë në Shqipëri

Sheila Copps, ish zv.kryeministrja kanadeze do të punojë në Shqipëri. Copps, gruaja e parë e emëruar si zv.kryeministre në Kanada, është punësuar nga kompania e kërkimit të mineraleve, “Tirex Resources”, si këshilltare për Shqipërinë. Ajo ka ushtruar edhe postin e ministres së mjedisit në Kanada, gjithashtu ka marrë ka marrë disa çmime ndërkombëtare për mjedisin,

Sheila Copps, ish zv.kryeministrja kanadeze do të punojë në Shqipëri. Copps, gruaja e parë e emëruar si zv.kryeministre në Kanada, është punësuar nga kompania e kërkimit të mineraleve, “Tirex Resources”, si këshilltare për Shqipërinë.

Ajo ka ushtruar edhe postin e ministres së mjedisit në Kanada, gjithashtu ka marrë ka marrë disa çmime ndërkombëtare për mjedisin, ka punuar për projektet ekologjike që ulin ndotjen në glob, si dhe në projektet e UNESCO-s.

“Teksa Shqipëria po ecën e sigurt drejt Bashkimit Europian, ky emërim ka një rëndësi të madhe për kompaninë tonë”, ka shkruar “Tirex” në një deklaratë.

Kjo kompani ka marrë licencën nga qeveria shqiptare për zbulimin dhe shfrytëzimin e mineraleve në zonën e Mirditës.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar