Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Ish-të përndjekurit politik përfitojnë këstin e dytë

Ish-të përndjekurit politik përfitojnë këstin e dytë

0 Komentet 🕔20.06.2013 - 08:46

Sot publikohet lista e plotë e emrave e ish-të dënuarve politikë, që do mund të tërheqin këstin e radhës  në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë.

Pagesa do të behet nga Ministrinë e Financave për 657 ish-të dënuar politikë , ku 573 emra do të marrin këstin e dytë dhe 83 të tjerë do të marrin këstin e parë. Dosjet për të cilat është kryer pagesa kanë marr këstin e parë dhe të dytë, ku gjatë muajve prill, maj dhe qershor ka dhënë dëmshpërblimin për mijra dosje .

Drejtoria që merret me përllogaritjet e dëmshpërblimit dhe kryerjen e pagesave pranë Ministrisë së Financave po punon për kryerjen e pagesave të këstit të rradhës.

Dosjet të cilat janë miratuar më herët nga qeveria dhe që kanë përfituar këstin e parë dhe të dytë janë 11 mijë dosje, ndërkohë një javë më parë u miratuan edhe 1040 dosje të tjera ish-të dënuarish që përfitojnë dëmshpërblim dhe që bëjnë pjesë në kategorinë e personave të mbajtur në internim.

Numri total i dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit  që do të përfitojnë është 8 këste  pas  miratimit dhe kalimit në qeveri

Lista e emrave për  657 ish-të përndjekur politk që do të marrin këstin e radhës publikohet sot në gazeten Panorama.

/Enkeleda Cami/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr