Ish-te përndjekurit do të përfitojnë dëmshpërblimin

Ish-te përndjekurit do të përfitojnë dëmshpërblimin

Familjet e ish-të përndjekurve politikë do të përfitojnë dëmshpërblim sipas procedurës se përcaktuar në ligj. Sipas ligjit, këto familje përfitojnë në rast se disponojnë aktin administrativ të dhënë pas datës 1 tetor 1991, apo vendimin e gjykatës që provon faktin e ekzekutimit pa gjyq për motive politike. Kërkesa për të përfituar dëmshpërblim shoqërohet edhe me

Familjet e ish-të përndjekurve politikë do të përfitojnë dëmshpërblim sipas procedurës se përcaktuar në ligj.

Sipas ligjit, këto familje përfitojnë në rast se disponojnë aktin administrativ të dhënë pas datës 1 tetor 1991, apo vendimin e gjykatës që provon faktin e ekzekutimit pa gjyq për motive politike.

Kërkesa për të përfituar dëmshpërblim shoqërohet edhe me një sërë dokumentesh të tjera. Dosja duhet të përmbajë të dhëna për përbërësit e gjendjes civile të viktimës së ekzekutuar padrejtësisht, pa gjyq, për motive politike, në kohën e ekzekutimit; të dhëna për kohën e ekzekutimit; aktin administrativ apo dokumentin zyrtar, të lëshuar gjatë periudhës 30.11.1944 – 1.10.1991, që provon ekzekutimin pa gjyq, për motive politike.

Po kështu është i domosdoshëm në dosje edhe akti administrativ i lëshuar nga komisioni trepalësh dhe/ose dekoratë nderi të dhënë nga Presidenti i Republikës pas datës 1 tetor 1991, për viktimën e ekzekutuar padrejtësisht, pa gjyq, për motive politike.

/Alma Xhakolli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar