Ish-punonjësit e Albpetrol në protestë

Dhjetra ish-punonjës të larguar nga puna kanë protestuar sot para Albpetrol, të cilët kanë tentuar të futen me forcë brenda godinës së Albpetrol-it në Fier duke u konfrontuar me punonjës të policisë së rendit dhe policisë private në Fier. 140 punonjës të kompanisë së naftës Albpetrol të zonës së gazit të Amonicës janë larguar prej

Dhjetra ish-punonjës të larguar nga puna kanë protestuar sot para Albpetrol, të cilët kanë tentuar të futen me forcë brenda godinës së Albpetrol-it në Fier duke u konfrontuar me punonjës të policisë së rendit dhe policisë private në Fier.

140 punonjës të kompanisë së naftës Albpetrol të zonës së gazit të Amonicës janë larguar prej muajit tetor, pasi  ndërmarrja i ka kaluar kompanisë koncesionare ‘Fenix’.  Sipas punonjësve nuk janë zbatuar kontrata dhe nga tre muaj nuk e kanë marr pagesën.

Pas protestës komopania Albpetrol reagon duke thënë se punonjësit që protestuan kanë qenë pjese e personelit Albpetrol në vendburimet e gazit, të cilat në gusht 2013, i janë dhënë kompanisë “Phoenix Petroleum” e cila ka detyrim t’i paguajë për 6 muaj. Në këtë situatë Albpetrol ka paguar pagat e punonjësve deri në muajin dhjetor 2013, edhe pse kjo nuk ishte detyrë e shoqërisë.

Albpetrol ka marrë përsipër t’u gjejë të gjithë punonjësve të pushuar një vend pune për periudhën 1 Janar – 31 Mars në mënyrë që të përfitojnë edhe pagesat deri në këtë datë. Por punonjësit e pushuar nga puna prej vendburimeve të gazit kërkojnë t’i përfitojnë pagesat si punonjës në dispozicion gjë e cila është refuzuar nga shoqëria Albpetrol sh.a në mënyrë kategorike.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar