Ish-kryeinspektoria Golemi kërkon ndryshim të masës së sigurisë

0

Ish-kryeinspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elvira Golemi do të vazhdojë të qëndrojë në burg të paktën deri në një vendim të Gjykatës së Lartë. Në seancën gjygjsore në Gjykatën e Apelit Golemi bëri të qartë pozicionin e saj në skandalin e vjedhjes së Thesarit. Inspektorja u shpreh se ka kryer audit në Thesar për vitin 2012 dhe ka raportuar para Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu Golemi theksoi se ka zbatuar ligjin dhe ka përmbushur me korrektësi detyrat që i janë kërkuar.

Avokati mbrojtës i ish-kryeinspektores Golemi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë të caktuar nga Gjykata e Apelit, vendim që la në burg ish-kryeinspektoren Golemi nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ish-kryeinspektoria e BSH vijion të qëndrojë në paraburgimin “Jordan Misja” (burgu 313) me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here