Ish-atashehu ushtarak: Deklaratat e Erdoan të papranueshme

0

Ish-atashehu ushtarak i Shqipërisë në Turqi, Hajro Limaj ka mbajtur një qëndrim kundër ndaj deklaratave të bëra nga presidenti i Turqisë lidhur me kërkesat e tij për mbylljen e shkollave të rrjetit “Gylistan” në vendin tonë.

I ftuar në emission Channel One, Limaj i cilësoi të papranueshme deklaratat e presidentit turk duke shtuar se është faji i politikanëve që lejuan të thuheshin deklarata të tilla dhe në rastin më të keq nuk reaguan ndaj tyre.

“Rrjeti “Gylistan” ka 140 shkolla në SHBA dhe 40 shkolla në Gjermani, por Erdogan-it nuk i shkon në mendje ta bëjë një kërkesë të tillë atje, sepse Obama dhe Merkel do ti tregonin vendin” tha Limaj.

Në fjalën e tij Lima u shpreh se e gjitha kjo vjen pas krizës politike në Turqi dhe s’ka pse politika e brendshme e Turqisë të transportohet në Tiranë. Po ashtu Limaj vlerësoi fjalën e deputetit socialist Ben Blushi në kuvend në lidhje me çështjen. Sipas tij fjalimi ishte mëse i drejtë dhe kështu duhet të veprojë edhe politika shqiptare.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here