Irani akuzon SHBA për mbështetje të terroristëve

Irani akuzon SHBA për mbështetje të terroristëve

Irani akuzon Shtetet e Bashkuara për mbështetje të terroristëve në Lindjen e Mesme. Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit akuzon Teheranin se ka rritur mbështetjen për terrorizmin jashtë vendit në nivele të larta për dy dekada. Në raportin mbi terrorizmin në vitin 2012, Iranin është lidhur me disa sulme terroriste të komplotuara në Azinë

Irani akuzon Shtetet e Bashkuara për mbështetje të terroristëve në Lindjen e Mesme. Një raport i Departamentit amerikan të Shtetit akuzon Teheranin se ka rritur mbështetjen për terrorizmin jashtë vendit në nivele të larta për dy dekada. Në raportin mbi terrorizmin në vitin 2012, Iranin është lidhur me disa sulme terroriste të komplotuara në Azinë Juglindore, Evropë dhe Afrikë.

Alireza Miryousef, zëdhënës për misionin e OKB-së në Iran, pasi deklaroi se Irani ka hedhur poshtë raportin, tha se janë Shtetet e Bashkuara ato që mbështesin terroristët në Lindjen e Mesme.

Raporti vë në pah se viti i kaluar ishte rigjallërim i sponosorizimit iranian të terrorizmit përmes Gardës Revolucionare të Forcave Quds, Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Libanit dhe Hezbollahut.


/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar