Iran, bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie për shkak të mundësisë së rritjes së eksporteve të naftës së papërpunuar nga Irani. Në takimin e fundit mes Iranit dhe Fuqive Botërore u arrit një marrëveshje e përkohshme për programin bërthamor të Teheranit. Tregtarët janë të shqetësuar që kjo marrëveshje do të rrisë eksportet iraniane në një treg

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie për shkak të mundësisë së rritjes së eksporteve të naftës së papërpunuar nga Irani.

Në takimin e fundit mes Iranit dhe Fuqive Botërore u arrit një marrëveshje e përkohshme për programin bërthamor të Teheranit.

Tregtarët janë të shqetësuar që kjo marrëveshje do të rrisë eksportet iraniane në një treg tashmë të furnizuar.

Nafta e lehtë e papërpunuar për shkurtin zbriti me 92 centë, duke arritur në 91.8 dollarë amerikanë për fuçi në Bursën e Nju-Jorkut. Nafta Brent për shkurtin ra gjithashtu me 50 centë, duke arritur në 106.75 dollarë për fuçi.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar