Irak, sulm kamikaz vdesin 30 persona

Irak, sulm kamikaz vdesin 30 persona

Një shpërthim i ndodhur në Irak, me pasojë vdekjen e 15 persona dhe plagosjen e mbi 30 të tjerë.  Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pranë një xhami shi’ite në kryeqytetin iraken, Bagdad.  Shpërthimi në Bagdad përshkallëzon edhe më shumë konfliktin ndërfetar midis shi’itëve e sunitëve, i cili duket se

Një shpërthim i ndodhur në Irak, me pasojë vdekjen e 15 persona dhe plagosjen e mbi 30 të tjerë.  Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pranë një xhami shi’ite në kryeqytetin iraken, Bagdad. 

Shpërthimi në Bagdad përshkallëzon edhe më shumë konfliktin ndërfetar midis shi’itëve e sunitëve, i cili duket se po degjeneron në një luftë civile. Për Irakun, një shtet me 31 milionë banorë, po rezulton problematike ndarja fetare dhe etnike e popullsisë.

Sipas statistikave, në vend rreth 60% e popullsisë janë shi’itë, 35% sunitë dhe 5% të tjetë të krishterë apo anëtarë të besimeve të tjera. Ndërsa etnia është e ndarë në 75% arabë, 20% kurdë, asirianë, turkomanë dhe të tjerë me rreth 5%.

Përleshjet në shtim, me bazë urrejtjen ndërfetare dhe ndëretnike, sipas ekspertëve, po vënë në rrezik edhe vetë ekzistencën e shtetit, i cili vuan nga një mungesë e theksuar stabiliteti prej më shumë se një dekade tashmë.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar